LSDM: MICKOSKI PËRJETOI DEBAKËL, ASH – QËLLIMI PËR HYRJE NDRYSHIMET KUSHTETUESE
Debakël të ri përjetoi Mickoski. Ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat e tij për shumicë të re parlamentare, për shpërndarjen e Kuvendit në fund të shkurtit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maj. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, e ka përshëndetur socialdemokratët shumicën e re parlamentare
“Shumica e rritur parlamentare është disafata e re e veprimit të Mickoskit. LSDM-ja përmes shumicës së re parlamentare vazhdon me realizimin e reformave, masave dhe politikave që janë në interes të vendit dhe qytetarëve” – thonë LSDM.
LSDM-ja dhe BDI-ja, Kovaçevski dhe Grubi, janë simbole të banditizmit në Maqedoni – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja.
“A ka parti më të madhe antishqiptare dhe antimaqedonase nga BDI-ja dhe LSDM-ja. Njëri koka e krimit 22 vite, tjetri mbështetës i të njëjtit. Nuk ka tenderë prej të cilëve LSDM dhe BDI nuk përfitojnë. Ky banditizëm duhet të mposhtet ashpër” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Bashkimi Demokratik për Integrim, sic njofton KlanM, përshëndet shumicën e re parlamentare.
”Fronti i ri europian është rritur dhe partitë parlamentare tashmë janë të bindura se vendi nuk ka nevojë për bllokada por duhet të ecë përpara për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja, bashkë me partitë parlamentare të orientuara në rrugën europiane, shoqërinë civile dhe botën akademike” – thonë nga BDI.
Ndërkohë gjatë një takimi në Gostivar me Kryetarin e Komunës dhe liderin e ASH-së, Arben Taravarin, sic thuhet në një komunikatë nga Komuna e Gostivarit, Ambasadori gjerman në Shkup, Otto Graf, sic percjell KlanM, ka uruar hyrjen e ASH-së në Qeveri duke shfaqur optimizëm për ndryshimet kushtetuese.
“Ta bëjmë diferencën dhe dallimin midis asaj si janë udhëhequr institucionet dhe si do të udhëhiqen prej tash dhe në fund qëllimi kryesor për kyçje ishte eventualisht të bëhen ndryshimet kushtetuese në RMV. A do t`ia dalim, koha do të tregojë. Unë jam optimist” – thotë Arben Taravari, ASH.
Përvec përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike një ndër sfidat kryesore të kësaj përbërje qeveritare do të jenë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, si kusht për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. /KlanMacedonia/