Skenaristët i dhanë fund grevës disa mujore, por aktorët ende janë në grevë
Pas përfundimit të grevës së skenaristëve, shfaqjet televizive më të njohura në SHBA kanë rifilluar.
“The Late Show With Stephen Colbert” prodhim i rrjetit televizv CBS, “Jimmy Kimmel Live” i kanalit ABC! ” dhe “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” i NBC-së ishin ndër shfaqjet e para që ndërprenë transmetimin kur filloi greva e skenaristëve më 2 Maj dhe po ashtu ishin ndër të parat që rifilluan punën të hënën mbrëma.
Prezantuesi i njohur Jimmi Fellon u shpreh se të gjithë ishin të entuziazmuar për rinisjen e shfaqjeve.
“Sot më telefonoi babai im dhe më tha: Më në fund mund ta shikoj përsëri Kimmelin”, tha Fallon me shaka duke ju referuar programit tjetër konkurrent.
Por teksa greva e skenaristëve përfundoi, nuk mund të thuhet e njëjtja gjë për aktorët.
Përveç çështjes së pagave ata kërkuar që puna e tyre të mbrohet edhe nga inteligjenca artificiale.
Gjatë grevës së aktorëve, shumë seriale televizive ndërpremë xhirimet, përfshirë serialin “Stranger Things” në Netflix, serialin “Hacks”, “Yellow Jackets” etj.
Klan News