Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje vijon të krijojë problematika. Në katin e katërt të saj është riaktivizuar një vatër zjarri.
Sipas burimeve të gazetares Anila Sefa, në atë zonë ndodhen mallra industriale. Për pasojë ato vijojnë të digjen.
Kujtojmë se flakët në këtë qendër tregtare kanë nisur që rreth orës 14:40 të ditës së sotme.
Për shkak të situatës mbetën të bllokuar qindra qytetarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u asfiksuan. Në orët e mbrëmjes, autoritetet njoftuan evakuimin e të gjithë qytetarëve dhe banorëve që jetonin në dy pallate mbi qendrën tregtare.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk mbeti asnjë person i lënduar rëndë./tvklan.al