Rey Manaj është lojtari më i ri i skuadrës turke Sivasspor.
Klubi e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transferimin e lojtarit shqiptar, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin turk, njofton KlanKosova.tv.
26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e klubit të Watfordit ku në muajin janar me pëlqimin e dy palëve ju ndërpre kontrata.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2020 deri në vitin 2021.