Rexhepi-Zejd në Tetovë: Opozita shqiptare nuk e mban fjalën! Keqpërdorën Kurtin dhe shqiptarët për interesa të Mickoskit

Fronti Europian mbajti tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha se Fronti Europian është garancë për qytetarët dhe rrugën drejt BE-së, mirëpo Opozota shqiptare nuk zgjodhi popullin por u afruan në bashkëpunim pa kushte te Mickoski.

“Fronti Europian ndërtoi ura bashkëpunimi, shembi ndasitë që ka krijuar politika ndër vite edhe brenda familijeve, edhe brenda fqinjëve. Kur ndërtuam këto ura, i lam një urë bashkëpunimi edhe Opozitës Shqiptare por ata ndërtuan mur të lartë dhe nuk pranuan. Opozita shqiptare dëshmoi se nuk mban fjalë, u dorëzuan të Mickoski duke shkelur marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese, poashtu thanë që nëse edhe për një votë humbasin nga Fronti, do të dorëhiqemi, por nuk e bënë. e keqpërdorën Albin Kurtin për vota dhe u kthyen te Mickoski. Opozita po harron se nuk e frikëson popullin me polici e me mendime të tilla, populli nuk ndalet, më 8 maj fitojmë dyfishin e votave”, tha Rexhepi Zejd. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share