Rexhepi-Zejd ironizon me VLEN: Ka apo nuk ka ligj të gjuhës shqipe? Jeni bërë tragjikomedi!

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd ka ironizuar me deklaratat e liderëve të VLEN-it se gjuha shqipe nuk mund të preket nga Gjykata Kushtetuese.

Në reagimin e tij, këto deklarata ai i quan tragjikomedi, pasi po të njejtët që thonin se nuk ka ligj për gjuhën shqipe, sot po i dalin në mbrojtje.

 

Reagimi i plotë:

 

Teksa dëgjoj ulurimat kërcënuese të “pushtetarëve” shqiptarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mosprekjen e ligjit të gjuhës shqipe, gjithnjë e më shumë më shfaqet dilema hamletiane – KA APO NUK KA ligj që zyrtarizon gjuhën shqipe???

Kjo pasiqë e gjithë qeveria e RMV-së bashkë me kryeministrin e Kosovës, njëzërit trumpetonin që në RMV nuk paska ligj i cili garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. E tash???

PS

Jeni bërë tragjikomedi…

Rexhepi-Zejd ironizon me VLEN: Ka apo nuk ka ligj të gjuhës shqipe? Jeni bërë tragjikomedi!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share