Rexhepi: Qëndrimet e Spiropalit një rikujtim për rrezikimin që ju bëhet shqiptarëve! Analistët: Shqipëria e ka obligim të kujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit amë

REXHEPI: QENDRIMET E SPIROPALIT NJË RIKUJTIM PËR RREZIKIMIN QË JU BËHET SHQIPTARËVE

ANALISTËT: SHQIPËRIA E KA PËR OBLIGIM TË KUJDESET PËR SHQIPTARËT QË JETOJNË JASHTË SHTETIT AMË

Qendrimet e Tiranës zyrtare të cilët u përcollën dje nëpërmjet kryeparlamentares shqiptare Elisa Spiropali për Skender Rexhepin nga Fronti Evropian janë një rikujtim për rrezikimin që ju bëhet të arriturave të shqiptarëve në RMV. Rexhepi tha se Tirana është shumë mirë e informuar për problemet në RMV dhe nuk ishin të rastësishme këto qendrime, e në veçanti për gjuhën shqipe, pasi sipas tij, prekja në gjuhën shqipe është drejtëprsëdrejti deshqiptarizimi i Maqedonisë së Veriut që është pretendim i VMRO-së shtoi mes tjerash Rexhepi në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat.

SKENDER REXHEPI – FRONTI EVROPIAN

1-44   2-36 4-46

“Nëse historia harrohet, rrezikohet të përsëritet”- Ishte një sihariq i mirë sot fjalimi i realtë i zonjës Spiropali duke theksuar rrezikimin që ju bëhet arritjeve shqiptare në RMV. VMRO-DPMNE me moto nacionaliste e nisi fushatën dhe ashtu po e mban, sepse thonin së shqiptarët po na e marrin shtetin, por prej kujt po e marrim? Mickoski në këto zgjedhje u bë shërbëtor i VLEN-it, iu shkoi në zyrë, iu ndihmoi në aspektin financiar, në aspektin e PR-it me të vetmin qëllim që platforma e VMRO-së të realizohet më lehtësisht më një parti shqiptare bashkë me ta në pushtet, një koalicion që nuk ka legjitimitet.

Për analistin Qenan Aliu kritikat e z. Spiropali ishin me vend pasi, sipas tij, shteti shqiptarë e ka për obligim kushtetues të kujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit amë.

QENAN ALIU – ANALIST

7-10  9- 15

Prononcimi i saj nuk mund të merret se ka kritkuar shtetin, por ajo ka kërkuar një të drejt për shkak se fundja, pushteti i shtetit shqiptarë ka për obligim kushtetues të kudeset për shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit amë. Spiropali kishte një qëndrim të një imazhi reprezentativ dhe unë në këtë aspekt e admiroj.

Për Xhenur Iseni këto qendrime të z. Spiropali vijnë pas qendrimeve të Z. Kryeministrit Nikollovski se Shqipëria asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Qedrimet e saja sipas tij, vërtetojnë raportet e afërta të Z. Rama me me Ali Ahmetin.

XHENUR ISENI – GAZETAR

9-49 – 10 -10

  1. Spitopali ndoshta ka qenë e provokuar nga fjalimi i Z. Kryeministrit Nikollovski ku me një tonë urrejtje tha se shqipëria asnjëher nuk do të behet anëtare e BE. Përmes fjalimit të z. Spiropali u konfirmuan marrëdhëniet e mira mes z. Ahmeti dhe Edi Ramës i cili u kyç në fushatën indireke duke e mbështetur BDI.

 

Këto reagime vijnë pas qëndrimeve të djeshme të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila ju drejtua shtetit me një sërë kritikash e në theksë të veçantë zbatimin e plotë të ligjit për gjuhët,  ku sipas saj, cenimi i gjuhës shqipe në çfarëdo forme, cenon identitetin e shqiptarëve. Spiropali u shreh optimiste që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share