Skënder Rexhepi Zejdi shprehet i bindur se opozita shqiptare nuk do t munf ta përfundojë procesin e listave të kandidatëve për deputetë, për shkak se siç thotë ai, brenda saj janë dy blloqe që dikur ishin bashkë e më pas ishin bërë shkaktarë për tu ndarë në dy subjekte.
“Duke pasur parasysh se të njejtët njerëz janë në trungun opozitar e kam një bindje se ata deri në përpilimin e listave të përbashkëta do të hasin në probleme shumë të mëdha dhe kjo kokëdhibje më shumë do të bjerë mbi kreun e Lëvizjes Demokratike, i cili do të duhet t’i shohë dy blloqe që kanë qenë njëherë bashkë, se si tash për çështje shumë personale do garojnë”, theksoi Skënder Rexhepi Zejdi./tvklan.mk