Rexhepi: Filluam me rekonstruimin e tërësishëm edhe të rrugës “Butelski Venec” në komunës e Shuto Orizares

Sot, zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ishte në komunën e Shuto Orizares për të inspektuar fillimin e punimeve për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Butelski Venec.

Së bashku me ministrin Bllagoj Boçvarski ishim prezent në fillimin e punimeve të këtij projekti i cili është në vlerë prej 10.6 milion denarë dhe në gjatësi prej 1.1 km tha Rexhepi.

Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë të qarta dhe konkrete. Projekti për rehabilitimin e rrugëve lokale i jep rezultatet e duhura në të gjitha komunat e mbarë vendit përfundoi zëvendës ministri Rexhepi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share