Rexhepi: ASH-ja do të jetë pjesë e Qeverisë

PAKËNAQËSITË BRENDA ALTERNATIVËS DO TË VAZHDOJNË EDHE NË TË ARDHMEN

Depueteti i pavarur Skender Rexhepi, në Klan Debat, duke folur për aktualitetin politik në vend dhe pakënaqësitë që dolën dje në subjektin ku edhe ai ka vepruar, thotë se situatat e këtilla nuk i bëjnë mire as vendit e as AAA-së. Ndërkaq, rreth zërave për përfshirrjen e ASH-së në Qeveri, ai mendon se ASH-ja do të jetë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk ka asgjë kundër.

“Nuk jam kundër që ASH të jetë pjesë e qeverisë. Shyqyr Zoti që në ASh ndodhi ndryshimi, por kjo duhet të ndodhte edhe në AA. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje brenda opozitës. Burimet e mia flasin se ASH do jetë pjesë e qeverisë. Edhe LSDM do i japë ministri, edhe BDI do i japë. Alternativës do i marrin dy ministri. Kjo do qartësohet kur të takohen kryetarët e partive. Ndoshta pritet kongeresi i ASH”, është shprehur Zejd Rexhepi” – tha Skender Rexhepi, deputet i pavarur.

Skender Rexhepi shprehet se pakënaqësitë brenda Alternativës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kjo sepse, sipas tij, drejtuesit e saj e kanë privatizuar partinë. Ai thotë se Afrim Gashi duhej të tërhiqet ashtu siç u tërhoq Ziadin Sela. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share