Rregulla të reja për hyrjen e mjekëve dhe zëvendësimet
Drejtuesit e MLS Next Pro, kampionati i futbollit për të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan që një ndeshje të ketë sa më shumë kohë efektive loje.
Sezonin e fundit në këtë Ligë u eksperimentuan dy rregulla që kanë të bëjnë me vonesat nga hyrja e tepruar e mjekëve në fushë dhe zëvendësimet e futbollistëve.
Ky kampionat vendosi që të mbajë lojtarin që merr ndihëm për 3 minuta jashtë lojës dhe çdo ndërrim të bëhet brenda 10 sekondave, përndryshe ai që vjen nga stoli do të qëndrojë në pritje për 1 minutë, duke e lënë ekipin në inferioritet numerik.
Këto ndryshime ndryshuan edhe sjelljen e futbollistëve, pasi hyrja e stafit mjekësor u ul me 80%, ndërsa në 3150 zëvendësime pati vetëm 10 shkelje të rregullit.
Një gjetje për të ulur sa më shumë mashtrimet e lojtarëve që duan të fitojnë kohë kur rezultati është në favor të tyre.
Tv Klan