Të shumtë ishin njerëzit që u revoltuan me ndryshimin e ri të Instagram i cili i jep më shumë vëmendje videove.
Reagimet nuk munguan edhe nga personat e njohur, të cilët e kanë një pjesë të theksuar të marketingun në këtë rrjet social, këtu përmendim edhe motrat Kardashian-Jenner.
Në InstaStory ato postuan foton e cila u bë si një formë peticioni ku në të shkruhej: “Ktheni Instagramin në Instagram përsëri. Mjaft u përpoqët ta ktheni në TikTok, ne thjesht duam të shohim foto”.
Ditën e djeshme CEO i Instagram Adam Mosseri, nëpërmjet një video, ka reaguar ndaj të gjithë përdoruesve. Ai tregoi se aplikacioni do të vijojë t suportojë fotot, por do të fokusohet më shumë tek videot sepse kjo është ajo çfarë njerëzit po pëlqejnë dhe po përdorin më shumë.
Gjithashtu Mosseri shtoi se, versioni i ri i cili mbulon të gjithë ekranin i ngjashëm me versionin të cilin TikTok përdor është thjesht një test nga kompania.
Mosseri vuri theksin edhe tek rekomandimet, pjesë e versionit të ri që është një tjetër shqetësim i përdoruesve të Instagram, ku llogari të cilët nuk ndiqen nga dikush, por përsëri dalin si postime në kryefaqen tuaj, ndihmojnë përdoruesit për të zbuluar përmbajtje të re. Kjo është një nga funksionet më efektive dhe interesante që ndihmon krijuesit e rinj në rritjen e tyre, shtoi ai.
Ai e mbyllli videon duke kërkuar mendime përdoruesve dhe këta të fundit nuk vonuan për të reaguar.
“Mjaft e kthyet gjithçka në Reels, komentoi një ndjekës. Është një aplikacion vetëm për të reklamuar, ndërkohë që unë dua të shoh vetëm miqtë e mi”, ishte një nga personat që komentoi poshtë videos.
“Kur do e pranoj Instagram që jo të gjithë përdoruesit janë videokrijues? Graphic designer, fotografët dhe artistët e tjerë vizualë ndihmuan në ngritjen e aplikacionit duke shpërndarë punën e tyre dhe tani ti po i ndërlikon ato më video 15 sekondëshe”, shkruan në tjetër ndjekës./tvklan.al