Revizorja kryesore për IPA Fondet nën ”lupën” e BE-së dhe Antikorrupsionit!

FONDET EVROPIANE

Në Komisionin Antikorrupsion ka mbërritur një denoncim anonim se një person jo i kualifikuar është emëruar në postin e Revizorit kryesor.

Me vendim të Qeverisë, nga java e kaluar, në këtë pozitë është emëruar Afrona Verzivoli nga VLEN, që sipas njoftimeve nuk ka kualifikime adekuate për këtë pozitë.

BE-ja paralajmëroi se me kujdes do ta shqyrtojë këtë emërim të Qeverisë, duke marrë parasysh se Revizori kryesor për IPA Fondet dhe i gjithë trupi i revizorëve llogaridhënie i japin BE-së, e jo Qeverisë.

“Me rëndësi është që të gjitha emërimet në pozita kopetente në institucionet shtetërore të kryhen me respektimin e të gjitha kushteve për vendin e punës dhe kualifikimin relevant. BE me kujdes do t`i shqyrtojë emërimet, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me shfrytëzimin e projekteve dhe aktiviteteve që financohen nga BE-ja në RMV” – tha delegacioni i BE-se ne Shkup.

Kanë reaguar nga LSDM-ja. Sipas tyre, nuk kanë të ndalur emërimet skandaloze nga ana e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, kurse qeveria po shndërrohet në vatër për akomodimin e kuadrove partiak.

“Emërimi i Afrona Verzivoli që tashmë po hetohet nga Delegacioni i BE-së, paraqet nënçmim për pozitën. Sipas njoftimeve, ajo ka punuar në sportel banke, kurse tani duhet të jetë revizore për ndihmën para aderuese të BE-së. Të rikujtojmë se Profesori I edukatës fizike është Zv/Ministër në MPB, në Ministrinë e Mbrojtjes është një ekonomiste me përvojë në fushën e marketingut, Zv/Ministrja për Sport e Mickoskit do të jetë një informatikane e diplomuar” – thone nga LSDM.

Nën nenin 5 të ligjit për revizion thuhet se emërimi i revizorit kryesor për IPA fondet bëhet me thirrje publike, kurse kandidatët duhet të kenë arsim të lartë nga fusha e shkencave juridike apo ekonomike, të ketë së paku 7 vite përvojë pune por edhe të ketë certifikatë nga fusha e revizionit si dhe certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share