Revizion në Agjencinë për Konfiskimin e pronës! ESHR: AKP ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë

Enti Shtetër I Revizionit ka njoftuar se Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë. Sipas këtij institucioni gjatë inspektimit janë zbuluar shkelje serioze në menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe parave të fituara nga shitja e pasurisë së konfiskuar. Në kontrrollin e revizorëve është zbuluar se Agjencia për konfiskimin e Pronës nuk ka bërë kontroll të brendshëm ashtu siç është kërkuar, dhe me këtë ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë. Gjatë analizave në raportet fiskale, është konstatuar dobësi në menaxhim dhe transparencë.  Enti Shtetror I revizionit ka konstatuar se në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2024, edhe pse janë deklaruar 1650 miliardë denarë, nga të ardhurat e përgjithshme nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe pasurisë të patundshme prej tyre janë paguar vetëm 1205 miliardë denarë, ndërkaq 455 milionë denarë nuk janë paguar në buxhetin e shtetit me të cilën e kanë dëmtuar atë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share