Reshjet e borës që nisën gjatë ditës kanë shkaktuar vështirësi dhe probleme të shumta në trafikun rrugor dhe duket se kanë gjetur të papërgatitur autoritetet për pastrimin e rrugëve.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, siç njofton, KlanM, ka dalë me një komunikatë të rëndësishme për të gjithë vozitësit.
Siç përcjell KlanM, bëhet fjalë për ndalesa dhe kufizime të qarkullimit nëpër disa drejtime rrugore.
-Nga 17.20 drejtimi rrugor Strugë – Qafë Thanë është në ndërprerje për automjetet e rënda të transportit;
-Nga ora 16:15 drejtimi rrugor Gostivar – Strazhë është tërësisht i mbyllur për trafikun;
-Nga ora 17.00 në drejtimin rrugor Kratovë – Probishtip, është vënë ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda të transportit.
-Nga ora 17.00 ndalesë e njëjtë është vënë edhe në drejtimin rrugor Prevoj – Bukovë;
-Nga ora 15.20 edhe në drejtimin rrugor Manastir – Resnjë është vënë ndalesa e qarkullimit të automjeteve të rënda tranportuese;
– Nga ora 16:30 është mbyllur për automjetet e rënda të transportit rruga Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair.
Nga Lidhja Auto – Moto e Maqedonisë, siç njofton KlanM, rikujtojnë se janë të obligueshme pajisjet dimërore (zinxhirët) për rrugën Tetovë – Kodra e Diellit./KlanMacedonia