Reshje të mëdha bore në Japoni, janë anuluar njëqind fluturime, rrugët janë bllokuar, janë ndërprerë trafiku rrugor

Reshjet e dendura të borës në pjesën më të madhe të Japonisë kanë anuluar 100 fluturime dhe kanë bllokuar dhjetëra rrugë, ndërsa trafiku hekurudhor është pezulluar, bënë të ditur autoritetet japoneze dhe kompanitë ajrore dhe hekurudhore.

Linjat ajrore vendase dhe kompanitë e tjera kanë anuluar gjithsej 100 fluturime për shkak të borës, deklaroi Ministria e Transportit e Japonisë. Disa pjesë e 31 autostradave janë mbyllur në Japoninë qendrore dhe lindore, ndërsa 54 dalje të autostradës së Tokios u bllokuan”, ka njoftuar Ministria.

Shërbimet e trenave në më shumë se dhjetë linja në Japoninë qendrore dhe lindore janë pezulluar ose planifikuar të pezullohen, shtohet në njoftimin për shtyp.

“Hekurudha e Japonisë lindore”, operatori më i madh hekurudhor në vend, tha se linja e shpejtësisë së lartë midis Tokios dhe prefekturës verilindore të Jamagata do të pezullohet nga sot.

Kompanitë kryesore të transportit, duke përfshirë Jamato Transport dhe Sagava Ekspres, thonë se mund t’i vonojnë dërgesat e produkteve deri nesër. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share