EZGJAN ALIJOSKI: MUNGESA E ARIJANIT ËSHTË SHUMË E MADHE
Përfaqësuesja “A”, e Maqedonisë së Veriut, ka filluar përgatitjet në kampin stërvitor të FFM-së për dy ndeshjet miqësore kundër Finlandës me 17 nëntor dhe Azerbajxhanit me 20 nëntor në Shkup
Futbollisti Ezgjan Alioski konsideron se miqësoret kundër Finlandës dhe Azerbejxhanit vijnë në një kohë jo të përshtatshme, pasi futbollistët vijnë të lodhur nga kampionatet. Sipas tij, do të mbetet objektivi kryesor për rezultate pozitive.
“Krejt e dijmë se nuk është lehtë me ardhë dhe me luajt miqësore. Më para çdoherë kemi luajtur kualifikime e tash edhe miqësore dhe me u përgatit mirë me provu edhe për selektorin është mirë edhe me do lojtar të ri” – tha Ezgjan Alijoski, futbollist i reprezentacionit.
Në këto miqësore mungon kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi. Alioski thotë se mungesa e tij, pavarësisht se bëhet fjalë për ndeshje miqësore, është e madhe.
“Krejt e dim se çfarë lojtari është Arijan Ademi, na mungon dhe normal se na mungon se është një lojtar me kualitet të madh ne jemi një kombëtare që nuk kemi shumë lojtar si Arijani prandej mungesa është shumë e madhe” – deklaroi Ezgjan Alijoski, futbollist i reprezentacionit.
Dy ndeshjet kontrolluese kundër Finlandës më 17 nëntor, me fillim në orën 18:00 dhe kundër Azerbajxhanit më 20 nëntor me fillim në orën 14:00. Të dyja ndeshjet që do të luhen në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /KlanMacedonia/