RENEA kryen kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt

Gjenden armë, fishekë, predha eksplozive, fenelina, kapele, radio dhe uniforma policie

Forcat e lëvizshme operacionale, të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA kryen kontrolle të befasishme të hënën në 3 banesa dhe disa ambiente në Fushë-Kuqe. Kontrollet u kryen në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale të dosjes plumbi i artë dhe rrëmbim personi, dosja që po hetohet për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Fillimisht kontrollet u kryen në banesën e Ervis Martinajt, siç duket në këto pamje ku shfaqet një ndërtesë e rrethuar me mure të larta, dhe e pajisur me kamera sigurie. Policia ushtroi kontrolle edhe në dy shtëpi të të afërmve të Martinajt, përkatësisht të Faik dhe Rakip Martinaj.

Gjatë kontrollit, u gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, dy armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multi-funksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Në një njoftim zyrtar policia e shtetit njofton se gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Sendet e gjetura do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Kontrollet vijnë 8 muaj pasi Martinaj u shpall në kërkim si person që kishte porositur vrasjen e shtetasit Endrit Dokledhe 4 muaj nga denoncimi si i zhdukur nga familjaret.

Si personazhi kryesor në dy dosje, asaj të zhdukjes së tij që po hetohet nga Prokuroria e Kurbinit dhe si i hetuar nga SPAK pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Policia tha zyrtarisht se kontrollet kanë funksion ndihmën e të dy hetimeve.

Ervis Martinaj u pa për here të fundit në Durrës, nën shoqërinë e efektivit të policisë së Lezhës, Jeton Lami, i cili ndodhet në burg.

Sendet e sekuestruara

  • 2 armë zjarri automatike
  • 1 silenciator
  • Rreth 7 mijë fishekë
  • 85 predha eksplozive
  • 1 thikë bajonetë
  • 9 uniforma policie
  • 7 jelekë multifunksionalë
  • 11 kapele policie
  • 2 radio policie
  • fenelina policie
  • Maskë gome për fytyrën
  • Dokumente të ndryshme

 

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share