Bilanci tragjik i shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Tajvanin është rënduar duke shkuar në 800 të plagosur dhe 9 të vrarë. BBC News raporton se rreth 127 persona janë bllokuar në tunele apo ndërtesa të shembura.
Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në jug të qytetit Hualien, por lëkundjet e forta u ndjenë gjatë gjithë rrugës në kryeqytetin Taipei, më shumë se 100 km larg. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Tajvanin në 25 vjet.
Tërmeti shkaktoi dëmet më të mëdha në Hualien, ku ndërtesat u shembën, rrugët u bllokuan dhe linjat e trenave u ndërprenë, duke e lënë rajonin e largët edhe më të shkëputur nga pjesa tjetër e Tajvanit. Rrugët e ngushta e gjarpëruese dhe dhjetëra tunele janë bllokuar.
Raportohet se 77 persona janë bllokuar në tunelet Jinwen dhe Qingshui përgjatë rrugës në Hualien dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja prej orësh.
FOTO: Rruga për në tunelin Qingshui, majtas Qershor 2023, djathtas 3 Prill 2024
Më tej në veri, Taipei u trondit gjithashtu, ndërsa pamjet tregojnë ndërtesa banimi të shembura dhe njerëzit duke u evakuuar nga shtëpitë dhe shkollat e tyre. Mediat lokale transmetuan video të automjeteve të thyera dhe dyqaneve të shembura.