Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Unazë të Madhe të Tiranës tek mbikalimi i TEG-ut.
Shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas dëmtimeve të rënda. Ai ishte drejtuesi i mjetit tip Audi që u përplas me barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi.
Edhe dy pasagjeret që ndodheshin në makinën Audi humbën jetën në vendngjarje.
Ndërsa 3 persona të tjerë janë të plagosur, të cilët udhëtonin me një makinë tjetër që u godit nga Audi pas humbjes së kontrollit. /tvklan.al