Remzifaik Selmani-Remi vesh fanellën e Bregallnicës së Shtipit  

Ish futbollisti i Gostivarit Remzifaik Selmani nga dita e sotme është  futbollist i ekipit të Bregallnicës së Shtipit

Futbollisti 26 vjeçar me përvojë të madhe në futbollin vendor si pjesë e Renovës, Shkëndijës, pritet që të jetë ndihmesë e madhe pë skuadrën e Shtipit që është në një pozitë shumë të pa lakmueshme sa i përket mbijetesës në elitën e futbollit vendor.

Menjëherë pas arritjes  së marrëveshjes ai ka zhvilluar edhe séance e parë stervitore me ekipin e Bregallnicës me të cilën ka firmos kontratë deri në fund të kampionatit. Në prononcimin e tij të parë pas arritjes së marrveshjes me skuadrën e Bregallnicës, Remi , deklaroi

Objektivi im dhe i klubit Bregallnica gjithsesi se është që të sigurojmë mbijetesën . Personalisht shpresoj por edhe  premtoj se do të japi më të mirën që të realizojm objektivin e klubit. Besoj se me përgatitje të mira do të kthehem në formën e duhur dhe normalisht që t’u kthehem edhe golave”.

Kujtojmë se për Remzifaik Selmanin   deri në  momentin e fudit interesim të madhj  kishte edhe Rabotniçki dhe  disa  skuadra  tjera vendore, por  ja që Bregallnica  shfrytëzoi momentin pë ta bërë pë vete futbollistin tetovar.

Remi te Bregallnica kalon pas ndarjes me Gostivarin, derisa paraprakisht doli kampion me Partizanin e Tiranës. Në Shqipëri shkoi pas ndarjes me Mezokovezh të Hungarisë, ndërsa në këtë shtet kishte luajtur edhe me Ujpeshtin. Llapi i Kosovës dhe Shkëndija e Tetovës janë dy klubet tjera ku është paraqitur 26 vjeçari që u rrit në shkollën e Renovës dhe ku edhe u promovua si futbollist./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share