Remzi Mehmeti nga Fronti Europian në emisionin Klan Debat tha se interpelanca e miratuar kundër Ilire Dautit, nënkupton shkarkimin e saj nga pozita e kryetares së Komisionit për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.
“VMRO-LEVICA-ZNAM u bënë bashkë, mblodhën 61 vota për shkarkimin e Ilire Dautit! Ngritja e interpelancës dhe votimi i saj, nënkupton shkarkim! E gjithë kjo procedurë kaloi përmes kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. VLEN distancohet nga ky veprim se sikur nuk e votuan, por mundësuan vendosjen e interpelancës në rend dite”, tha Mehmeti.
Mehmeti tha se deputetja Dauti u sulmua gjatë gjithë ditës me fjalë nga partitë në pushtet, mirëpo ai garantoi se pavarësisht se kush kryeson me komisionin, ligjin e “branitellave” Fronti Evropian do ta bllokojnë dhe nuk do të lejojë miratimin e të njejtit. /tvklan.mk