Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli ishte sot i ftuari gazetares së KlanM, Fjolla Telai në emisionin 99 Minuta.
Zejneli u shpreh i kënaqur me numrin e studentëve të rinj të regjistruar në UT, duke shtuar se në tre afatet e regjistrimit në 13 fakultetet e UT-së janë regjistruar numër më i madh studentësh krahasuar me vitet e kaluara.
“Është për t’u përshëndetur fakti se shumë të rinj kanë vazhduar në drejtimet e shkencave ekzakte, shkencat matematiko-natyrore, që janë shumë të rëndësishme. Secili drejtim, secili fakultet e ka peshën e vet, por është shumë me rëndësi kur numri i të rinjve, aplikantëve shpêrndahet në më shumë drejtime me qëllim që të përfaqësohen të gjitha sferat dhe kjo është qëllimi jonë”, tha mes tjerash rektori Zejneli./KlanMacedonia