Rekorde dhe spektakël në Premier League

Soccer Football – Premier League – Liverpool v Luton Town – Anfield, Liverpool, Britain – February 21, 2024 Liverpool’s Harvey Elliott celebrates scoring their fourth goal with Jayden Danns REUTERS/Molly Darlington

Dy pikë distancojnë tre skuadra, titulli luhet në 12 javë

Gara për kreun në Premier League angleze është më shumë se spektakolare. Kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund, Liverpool, Manchester City dhe Arsenal distancohen me 2 pikë, duke qenë shumë afër njëra-tjetrës.

Me 36 pikë në lojë, Liverpool kryeson me 60, teksa City kampione në fuqi numëron 1 pikë më pak se ta, pas fitores minimale 1-0 ndaj Bournemouth.

Foden shënoi golin e vetëm dhe atë të fitores, për t’i dhënë kështu një tjetër shtysë skuadrës së Pep Guardiolës në rrugën drejt titullit.

City është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje jashtë fushe në të gjitha kompeticionet këtë sezon, 14 të tilla për të tejkaluar rekordin e edicionit të shkuar.

Performancë fantastike edhe nga Arsenal, që pas triumfit 4-1 ndaj Newcastle ngushton me 2 pikë distancën me Liverpool kryesues dhe një pikë nga City i vendit të dytë.

Londinezët janë skuadra e parë në historinë e Premier League që shënojnë të paktën dy gola në 7 ndeshje radhazi, rekord që mund t’i ndihmojë për të kërcënuar titullin këtë sezon.

Bukayo Saka ishte edhe njëherë protagonisti i madh. Sulmuesi bëhet i pari lojtar anglez që shënon në pesë ndeshje radhazi për Arsenalin, duke vënë në rrezik rekordin e Ian Wright që u ndal në kuotën e 7 realizimeve.

Vendimtare do të jenë sfidat e radhës, me Liverpool që sfidon Nottingham, City luan derbin me United ndërsa Arsenal duhet të tregojë forcën në fushën e Shefield United.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share