Klubet kryen 4728 lojtarë për 1.57 dollarë
Merkato e Janarit ishte më e bujshmja në historinë e futbollit. Sipas organit qeverisës së futbollit, FIFA, në këtë periudhë janë kryer 4728 kalime në futbollin e meshkujve dhe femrave. Duke iu referuar këtyre shifrave, 4387 transferime u kryen vetëm në futbollin e meshkujve gjatë dritares së janarit 2023. Kjo përfaqëson një nivel më të lartë të të gjitha kohërave që nga grumbullimi i të dhënave në vitin 2010.
Shpenzimet totale nga klubet për tarifat e transfertave shkuan në një rekord të ri, 1.57 miliardë dollarë. Shifra të frikshme, pasi tejkalojnë me rreth 230 milionë dollarë rekordin e janarit të vitit 2018. Chelsea mund të konsiderohet edhe si mbretëresha e kësaj merkatoje. Gjatë janarit, Blutë e Londrës shpenzuan mbi 540 milionë euro.
Klan News