Rekord i ri në Botëror | Brozoviq vrapoi 16.7 kilometra kundër Japonisë (VIDEO)

Kroacia me penalti mposhti Japoninë dhe u kualifikua për në çerekfinale.

Një nga më të merituarit për këtë fitore të kroatëve ishte padyshim Marselo Brozoviq, I cili arriti një rekord të pabesueshëm.

Futbollisti I Interit luajti 120 minuta në fitoren e madhe, kurse për dy orë kishte vrapuar 16.7 kilometra, rezultat ky më I mirë në historinë e Botëroreve.

Interesant është fakti se pikërisht Brozoviqi mbante rekordin paraprak nga Kampionatet Botërore, I vendosur në vitin 2018, ku kishte vrapuar 16.3 kilometra në ndeshjen e gjysmëfinales së Botërorit të Rusisë kundër Anglisë./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share