Bitcoin ka arritur një tjetër rekord duke shkuar në 106,000 dollarë. Sipas ekspertëve rritja i atribuohet qasjes më miqësore ndaj kriptomonedhave nga administrata e ardhshme e Trump, krahasuar me politikën e Shtëpisë së Bardhë nën Joe Biden.
Trump ka njoftuar planet për të krijuar një rezervë kombëtare të monedhës dixhitale, një hap që ka sjelle optimizëm tek investitorët. Javën e kaluar presidenti i zgjedhur i SHBA-së përsëriti se po konsideron krijimin e një stoku kombëtar të monedhës dixhitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të vendit.
“Shumë investitorë besojnë se mund te arrije 120,000 dollarë deri në fund të vitit dhe më pas në 2025 flitet se mund te shkoje 150,000 dollarë “, shprehen ekspertet e kriptomonedhave. Në fillim të këtij muaji, Trump emëroi sipërmarrësin e Silicon Valley, David Sacks, një mbështetës i teknologjisë, si këshilltar për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Gjithashtu, Trump ka propozuar avokatin pro-kriptomonedhës Paul Atkins si kreun e Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve .
Këto lëvizje kanë rritur shpresat për një epokë të re që mund të fuqizojë më tej tregun e kriptomonedhave.