Agjencia e Lajmeve MIA ka pyetur Kabinetin e Presidentit nëse ka mbërritur kërkesa zyrtare për qendra rehabilitimi për ushtarët e plagosur ukrainas në vendin tonë dhe nëse kjo cështje është diskutuar në Këshillin për Siguri dhe cfarë implikimesh mund të ketë për sigurinë e vendit.
Nga atje janë përgjigjur se bëhet fjalë për një propozim të parë nga Kryeministri i Kroacisë dhe Presidenti i Malit të Zi, duke marrë parasysh se dy vendet kanë përvoja dhe kapacitete rehabilitimi nga zhvillimet luftarake në vitet e 90-ta.
”Ideja për hapjen e qendrave të rehabilitimit për ushtarët e plagosur ukrainas në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe në Maqedoninë e Veriut, në parim është e pranueshme, por duhet që konkretisht të përpunohen detajet që do të jenë në kompetenca të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në këtë program” – thonë nga kabineti i Presidentit.
Ideja që vendet ballkanike, por edhe Maqedonia e Veriut, të ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve nga zonat e luftës në Ukrainë, sic publikoi në rrjetin X, Presidenti ukrainas Zelenski, është diskutuar më 28 shkurt në takimet me Presidentët e RMV-së dhe Malit të Zi – në Samitin e Tiranës për Ukrainën.
Në vitin 2023, Kroacia me vendim të qeverisë pranoi ukrainas të plagosur dhe I akomodoi në institucione shëndetësore. /tvklan.mk/