Dje është ndjerë një tërmet në vendin tonë, njoftoi QMK. Sipas informacioneve të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup në orën 17:16, përcjellë Klan M, epiqendra e tërmetit ka qenë 107 km në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Demir Kapisë, me magnitudë lokale Rihter prej 3.2 ballë.
Tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore, nga popullsia në afërsi të Demir Kapisë, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane. /KlanMacedonia/