Tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas Rihterit sot është regjistruar në Rumani, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare.
Tërmeti ishte në thellësi prej tetë kilometra, 73 kilometra në verilindje të qytetit Drobeta – Turnu Severin në pjesën jugperëndimore të vendit, në afërsi të kufirit me Serbinë. Tërmeti ishte ndjerë edhe në Beograd.
Më vonë në orën 16:58 sipas kohës lokale tjetër tërmet me intensitet prej 5,2 ballë sipas Rihterit e goditi zonën jugperëndimore rumune Gorc, njoftoi Instituti Nacional për Hulumtim dhe Zhvillim të Fizikës.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në thellësi prej 15 kilometra, rreth 290 kilometra në veriperëndim të Bukureshtit.
Tërmeti është ndjerë në zonat Timis, Arad, Sibiu, Dolj, por edhe në Serbi dhe Bullgari dhe 20 minuta më vonë është regjistruar edhe një tërmet prej 3 ballë sipas shkallës Rihter.