Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, njëherë edhe deputet i kësaj partie e cila është në koalicion me “Frontin Europian”, ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon që e njëjta të rishikojë dhe pushojë metodologjinë e cila ka ndarë qytetarët në rezident dhe jo rezident gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2021.
Ai pret që gjykata kushtetuese të mar vendimin e drejtë dhe të pranojë inicijativën e tij.
Rexhepi prtendon se ndarja e banorëve rezdentë dhe joreziudentë bazuar në regjistrimin e fundit të popullisë është jokushtetues. Andaj sot ka dorëzuar inicijativë deri të Gjykata Kushtetuiese.
Sipas tij ndarja është bërë me dëshirë ekskluzive të drejtorit të atëhershëm të entit për statistikë dhe pas tre vitesh po i shohim “dëmet”.
“Neni gjashtë ku thotë se në regjistrim, në procesin e regjistrimit do të përfshihen të gjithë qytetarët pavarësisht nëse në kohën e regjistrimit kanë qenë në vend ose jashta sajë. Në nenin 17-të, të ligjit për regjistrim, autorizohet Enti për Statistikë nga i cili kërkohet krijojë, bëjë metodologjinë se si do të organizohet regjistrimi, vetëm kaq. Në anën tjetër nga enti për statistikë nga drejtori i entit vjen metodologjia e cila sot ne na bën dëm dy tre vite sa është pas kësaj kohe” tha Skender Rexhepi – Zejdi – KRYETAR I LëVIZJES POPULLI.
Sqaron edhe atë se çfarë përfshin metodologjia që sipas tij është e dëmshme për shqiptarët po është edhe e gabuar e anti-kushtetuese.
Kërkon që këtë herë Gjykata Kushtetuese të merr vendim e duhur sepse sipas tij, vendimet e deritanishme kanë qenë politike.
“Ne parashtruam deri tek gjykata kushtetuese që ta abrogoj këtë pjesë, kreun e pestë nenin 1 dhe 2 nga metodologjia me çka drejtësia do të vijë në vend. Konsiderojmë që gjykata kushtetuese këtë rradhë duhet të sjell vendim juridik dhe jo siç ka bërë deri sot vendime politike, të cilët gjithmonë kanë qenë në dëm të shqiptarëve kryesisht” – tha Zejdi.
Sipas Zejdit, ndarja e tillë ka sjellë shumë dëme për qytetarët shqiptarë si në nivele lokale ku fshirja e jo-rezidentëve ka bërë që të zvogëlohen edhe mjetet e përfitimet ekonomike të komunave por edhe është zvogëluar mundësia që shqiptarët të punësohen në institucione shtetërore, publike, sepse nuk merret parasyshë përqindja e jo-rezidentëve. Përmend shembullin e zv.kryeministrit aktual, Arben Fetai, që sipas Zejdit është jo-rezident sepse sipas tij, për të është bërë përjashtim dhe i njëjti mban pozitën e zv.kryeministrit edhe pse është jo-rezident. /tvklan.mk/