Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot, për shkak të mbajtjes së marshit të paqes të organizuar nga Këshilli Nacional Boshnjak i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
Nga ora 18:30 deri në përfundim të marshimit, qarkullimi do të devijohet në një pjesë të rrugës “Hristijan Todorovski-Karposh” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”, pjesë e rrugës “John Kennedy” me “Kemal Sejfula”, shtrirja nga Rr. “Cvetan Dimov” deri në Rr. “John Kennedy” dhe nga rruga “Cvetan Dimov” deri në Blvd. “Krste Petkov Misirkov”.
MPB u bënë thirrje qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet marshimi.