REFORMAT NË GJYQËSOR
Për 6 muaj, Mickoski mbërriti autoritarizmin, për të cilin Gruevskit iu deshën 10 vite. Akuzat vijnë nga LSDM-ja duke potencuar, sic thonë, precendencën e rrezikshme dhe tendenëcn jodemokratike që në vend se të ndërtohet sistemi I pavarur gjyqësor, Mickoski, përmes kërcënimeve, përpiqet ta robërojë dhe të vendos nën kontroll të plotë partiak.
“Është e qartë se qëllimi i VMRO-DPMNE-së asnjëherë nuk ka qenë të krijohet gjyqësori i pavarur. Përkundrazi, strategjia e tyre është e qartë: me shantazhe, kërcënime dhe arrestime, duan të vendosin një gjyqësor që do të shërbejë ekskluzivisht për interesa partiake të kësaj qeverie. Kjo është e palejueshme dhe duhet të dënohet nga I gjithë opinioni demokratik. LSDM potencon se çdo reformë duhet të zbatohet përmes procedurave demokratike – në mënyrë transparente, objektive dhe në mënyrë të obligueshme të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare. Gjithçka tjetër paraqet rrugë drejt diktaturës” – tha Ilievski. /tvklan.mk/