Reforma zgjedhore: Të mërkurën mblidhet Grupi i Punës

Të mërkurën, më 3 Maj, do të mbahet mbledhja konstituive e grupit të punës për reforma zgjedhore i formuar nga Ministria e Drejtësisë, që duhet t`i implementojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, kurse njëkohësisht duhet të punojë për Kodin e ri Zgjedhor, njofton KlanM.

Grupi i Punës do të funksionojë me përfaqësues politik nga LSDM-ja, BDI-ja, ASH-ja, BESA, Alternativa, E Majta dhe Lidhja Demokratike kurse për momentin pa përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, sic përcjell KlanM, dje theksoi se VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë një njësi zgjedhore, nëse qeveria dhe partië shqiptare e mbështesin këtë model. Sipas tij, ndryshimet teknike që lidhen me vërrejtjet e OSBE-së do t`i mbështesë pa përfaqëues në Grupin e Punës.

Sa do të arrijë që ky grup pune të përpunojë modelin që do ta kalojë filtrin e Kuvendit, mbetet çështja që duhet të zgjidhet së shpejti, sic njofton KlanM, duke marrë parasysh se në pjesën e parë të vitit 2024 duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share