Vazhdojnë akuzat nga Kryeministri Mickoski për punën e Prokurorisë Publike, pasi Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski, dje potencoi se akuzat e këtilla janë të pabaza. Kryeministri Mickoski paraprakisht kishte deklaruar se nga e hëna nis aksioni kundër gjykatësve dhe prokurorëve që pengojnë drejtësinë.
“z.Ljupço Kocevski fitoi shansin sikurse asnjë paraardhës I tij. Ja tashmë 5-6 muaj, edhe pse kemi shumicë komode, për ta shkarkuar nga kjo pozutë. Ne nuk jemi si LSDM në vitin 2017. Verndosëm të jemi mbi situatën, të mendojmë jashtë politikës dhe të japim shanse. Cfarë fituam? Fituam qindra hetime dhe procese dhe prokurorë, të cilët kur duahet të vënë nënshkrimin për ekspertiza, bastisje, për privim nga liria, ose përnjëherë marrin ethe, temperaturë të lartë, dhimbje stomaku, ose përpiqen që në cfarë do mënyre të bëjnë obstruksione. Durimi I qytetarëve është drejt fundit, por edhe durimi ynë. Super reforma janë projektet, pensionet, pagat, por këta që vjedhin ende shëtisin të lirë me automjete të shtrenjta, I shohim nëpër destinacione egzotike. Qytetarët duhet ta dijnë se në këtë rast jemi të pafuqishëm, për shkak se midis nesh dhe drejtësisë ka dy institucione – prokuroria dhe gjykatat” – tha Mickoski. /tvklan.mk/