Qeveria propozon masa të reja për ta departizuar sektorin publik. Ministria për Administratë Publike propozon pako të 4 ligjeve për të punësuarit në sektorin publik, për administratorët, për zhvillim professional dhe trajnime për administratorët dhe për mbikqyrjen inspektuese.
Me këtë, sic thuhet, do të ulen edhe pozitat e funksionarëve respektivisht do të shfuqizohet këshilli inspektuese me cka do të kursehen mjete buxhetore.
“I japim fund praktikës së ndikimit politik ndaj punësimeve dhe funksionimit të institucioneve. Punësimet do të bazohen ekskluzivisht sipas meritave, kompetencave, profesionalizmit që do të thotë fundi i klientelizmit dhe intervenimeve partiake” – tha Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev.
Rreth cështjes së shumë debatueshme në opinion pas shfuqizimit të “balancuesit” për përfaqësimin etnik nëpër institucione, Ministri Minçev deklaroi se grupi I punës në Qeveri po punon rreth ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe sapo të jetë gati do të dërgohet në Komisionin e Venecias. /tvklan.mk