Referimi | Maroku ankohet në FIFA

Federata e Futbollit të Marokut ka dorëzuar ankesë zyrtare në FIFA kundër arbitrit meksikan Cesar Ramos, duke e akuzuar se ka dëmtuar Marokun për dy penallti. Federata në vecanti ka përmendur ndërhyrjen e Teo Hernandezit ndaj Sofijan Bufalit, ku në vend që të fitojnë penallti, Bufal ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

“Federata Mbretërore e Futbollit të Marokut fuqishëm proteston për referimin në ndeshjen me Francën dhe referit Cezar Ramos. Ne do të vazhdojmë t`i mbrojmë të drejtat e ekipit tonë, të kërkojmë Fair Play dhe përgjigje për padrejtësisë ndaj kombëtares së Marokut në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror në Futboll”, thuhet në komunikatën e Federatës së Marokut.

Paraprakisht një kaos I vërtetë ka ndodhur pas një shkrimi në Instagram të referit Ramos. Ai duke iu përgjigjur komenteve negative ka shkruar:

“Miqtë e mi, populli maroken. Ju lutem prisni. Nëse nuk jeni të kënaqur nga ndeshja, nga referimi, mund të dorëzoni ankesë përmes ueb-faqes së FIFA-s dhe ndeshja mund të rizhvillohet”

Merret vesh se Presidenti i FIFA-s ka qenë mjaft i tensionuar, kurse profili në Instagram I referit meksikan është i mbyllur.

Kujtojmë se edhe Kroacia ka shfaqur ankesa për ndarjen e drejtësisë së referit Italian Orsato. Madje teoritë konspirative shkojnë deri aty, ku thuhet se kombëtareve të vogla u pamundësohet hyrja në finale. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share