Referendumi: Pas Mickoskit, tenton edhe Apasiev

“NËSE XHAFERI HEDHË POSHTË INICIATIVËN, BLLOKOJMË KUVENDIN”

Pasi dështoi Mickoski dhe VMRO DPMNE, radhën e ka “Levica”. Kryetari i kësaj partie, dorëzoi në Komisionin shtetëror zgjedhor, nismën për referendumin me të cilin kërkon ta shfuqizojë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Metoda është e njëjtë, pyetja për referendumin e ndryshme.

– A jeni për vazhdimin e bisedimeve me BE-në me pranimin e përfundimeve të Kuvendit të 18 korrikut të 2022-tës?, deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”
Me ndryshimin e pyetjes, nga “Levica” thonë se mbyllin çdo mundësi që Kreu i Kuvendit sërish ta hedh poshtë nismën e tyre, siç bëri me nismën e VMRO DPMNE-së.

Presim që mos të kemi probleme sepse iniciativa në aspekt juridik është korrekte, në bazë të nenit 24 të Ligjit për referendum,deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.
– Presim që deri në fund të javës të mblidhen nënshkrimet dhe iu bëjmë thirrje qytetarëve që të nënshkruhen në 30 komuna, deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.
Apasiev është i bindur se këtë radhë, Xhaferi nuk do ta hedhë poshtë iniciativën, e nëse kjo ndodhë, Apasiev paralajmëron masa radikale.

Nëse në ndonjë skenarë ndodhë që të hedhet poshtë ne paralajmëruam se do ta bllokojmë tërësisht Kuvendin. Dhe mendoj që ai nuk do të ketë guxim ta bëjë këtë, deklaroi Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.
Nga Levica besojnë se fjalën e fundit kur është interesi kombëtar në pyetje duhet ta kenë qytetarët. Janë të gatshme që të ulen dhe të flasin me të gjitha partitë opozitare që të kërkojnë mbështetje që iniciativa të jetë e suksesshme./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share