Referendum për minierën në Strumicë, Qeveria do të diskutojë në seancë

BYTYQI: JEMI NË ANËN E QYTETARËVE, BEKTESHI DO TË RAPORTOJË NESËR PËR PROCEDURAT LIGJORE

Pro apo kundër hapjes së minierës Illovica qytetarët mund të shprehen përmes referendumit ndërsa këtë do ta ndihmon Qeveria.  Kështu është shprehur zëvëndëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai shton se kjo do të diskutohet në seancën e nesërme të Qeverisë.

“Nesër kemi një seancë të Qeverisë, në të cilën ministri Bekteshi duhet të raportojë për të gjitha procedurat gjyqësore dhe të tjera ligjore që janë ndërmarrë për ‘Ilovicën’ nga viti 2012 e deri më sot. Pasi të dëgjojmë të gjitha momentet, do të dimë se cili është hapi tjetër. Ne si Qeveri kemi qëndrimin e qartë, nëse qytetarët thonë se nuk duan minierë, ne do të veprojmë ashtu. Mendoj se dikur ka pasur një referendum të qytetarëve, vetëm në Bosilovë, madje jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët nga i gjithë rajoni që të deklarohen” – deklaroi Fatmir Bytyqi.

Bytyqi nuk sqaroi a do të paguaj shteti penale në qoftë se nuk hapet miniera.  Ndryshe para dy jave banorët mbajtën protestë kundër hapjes së minierës Illovicë-Stukë. Ndryshe VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se ato janë fajtorët e vetëm për minierën e Ilovicës në Strumicë, dhe se kjo ishte nënshkruar nga Fatmir Besimi në vitin 2006 nga Qeveria e atëhershme LSDM-BDI. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share