RRAÇI: KOSOVA ËSHTË E OBLIGUAR QË T’I ZBATOJE MARRËVESHJET
Lidhur me reciprocitetin e vendosur nga ana e qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë për letërnjoftimet njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova është e obliguar të zbatoj marrëveshjen për normalizim në 2018-ë.
Gazmir Rraci sqaron se reciprociteti i vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për letërnjoftim është pjesë e marrëveshjes mes dyja vendeve e arritur në vitin 2011.
Sipas tij këto marrëveshje janë ratifikuar në Kuvend, dhe si të tilla duhet të zbatohen.
Kosova e ka ratifikuar marrëveshjen më normalizim në 2018-ën, si marrëveshje ndërkombëtare dhe të gjitha ato zotime Kosova është e obliguar që t’i zbatojë, dhe tash mbetet tek kjo Qeveri që t’i rishikojë në ato fusha që ajo mendon që nuk janë në rregull”, tha Gazmir Rraci, analist
Thotë se Serbia ka dështuar ti zbatoje shumicën e marrëveshjeve.
Në ditën kur emisari i BE-së për dialog Miroslav Lajcak përfundoi vizitën në Kosovë qeveria ka vendosur masa reciprociteti ndaj Serbisë.
Vlerësimi ka qenë që Ballkani është më i qetë por që duhet të punohet më shumë në procesin zgjidhjes së problemeve veçmas ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deklaroi analisti Milazim Krasniqi
Qeveria një ditë më parë ka vendosur që shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë do të paisen me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit.
Gjithashtu është marrë vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans,”të fundit”, për kthim në targa RKS, vendimi hyn në fuqi më 1 gusht./KLanMacedonia/