Kampionët e Europës kanë paguar 100 milionë euro për talentin francez te klubi i Monaco
Real Madridi ka arritur një marrëvshje për të firmosur për gjashtë vitet e ardhshme me mesfushorin francez Aurelien Çuameni nga Monakoja.
Futbollisti i përfaqësueses franceze, 22 vjeç i kushtoi kampionëve të Europës 80 milionë euro, e 20 të tjera do të jenë bonuse. Të martën Çuameni do të prezantohet për tifozët, pasi të kryejë ekzaminimet mjekësore.
22 vjeçari bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë e klubit të Monakosë pas Kilian Mbapesë, i cili u transferua te PSG-ja në gusht të 2017 për shumën e 180 milionë eurove. Në sezonin 2020-21 Çuameni u shpall si lojtari i ri më i mirë i sezonit, pasi u transferua nga Bordo për t’u bërë pjesë e ekipit nga principata për 16 mln euro. Reali kishte nisur negociatat me futbollistin që nga muaji mars.
Çuameni konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar të Europës, e është një ndër titullarët e Francës.
Ai mund të luajë si në mbrotje edhe në mesfushë, e pritet t’i sjellë freski mesfushës së “galaktikëve” të përbërë nga Modriç, 36 vjeç, Toni Kros 32 dhe Kasemiro, 30.
Klan News