Reali e “përmbys” Milanin

Real Madrid e ka mposhtur Milanin me përmbysje në një ndeshje miqësore.

Madrilenët fituan me rezultat 3:2, anise italianët kishin epërsinë e dy golave.

Loja u zhvillua në stadiumin “Rose Bowl”.

Llogarinë për “Rossonerët” e hapi Fikayo Tomori, në minutin e 25-të, derisa golin e dytë për “kuqezinjtë” e realizoi Luka Romero, në të 42-tën.

Por, “Los Blancos” u kthyen furishëm.

Federico Valverde, realizoi dy gola në dy minuta, në të 57-tën dhe në të 59-tën.

Kurse, golin e fitoren e shënoi Vinicius Junior, në minutin e 84-të.

Shumë skuadra të mëdha si: Real, Milan, Manchester United, Arsenal, Juventus, etj, po marrin pjesë në turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share