Është mbyllur me rezultat të barabartë, 3-3, ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Seria e golave nisi qysh në minutën e 2-të, ku Silva shënoi nga gjuajtja e lirë, për të barazuar Reali pas 10 minutash me një goditje të Camavingas që u devijua nga mbrojtësit e Cityt.
Dy minuta më vonë, ishte Rodrygo ai i cili ia dha epërsinë e parë në ndeshje Realit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Megjithatë, City u kthye në lojë me supergolin e Phil Phoden, i cili me një gjuajte të fort jashtë zonës barazoi gjithçka.
Vetëm pesë minuta më vonë, Gvardiol shënoi një tjetër supergol në ndeshjen e sotme, për t’ia dhënë Cityt epërsinë për herë të dytë në këtë takim.
Ndërsa, Reali s’u dorëzua deri në fund, ku Valverde me një volle barazoi shifrat në 3-3, e që ishte edhe rezultati final i takimit.
Ndeshja e kthimit mes të dyja ekipeve zhvillohet në “Etihad” më 17 prill.