Në vitin 2025, Real Madridi pritet që të vihet në ‘gjah’ për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri.
Për momentin, Carlo Ancelotti ka vetëm Antonio Rudiger dhe Eder Militao si opsione të para ani pse David Alaba pritet që të rikthehet në aksion gjatë muajve në vazhdim, por që ka dyshime mbi nivelin që ai mund të luajë pas lëndimit të rëndë.
Një numër lojtarësh janë shtuar në listën e ngushtë të Real Madridit, duke përfshirë emra si Castello Lukeba, Vitor Reis dhe Aymeric Laporte.
Një emër pak më i njohur të cilin madrilenët e kanë vëzhguar tash e sa kohë është Valentin Gomez, një mbrojtës 21-vjeçar që luan për Velez Sarsfield në Argjentinë.
Sipas Diario AS, Gomez është dikush për të cilin Real Madridi ka qenë në dijeni tash e një kohë, por vetëm tashmë është zbuluar si kandidat i mundshëm për transferim.
Gomez do të ishte një nënshkrim i lirë për Real Madridin, pasi çmimi i kartonit të tij nuk do të ishte aq i lartë.
Sidoqoftë, zyrtarët e klubit janë në dilema nëse ata duhet të nënshkruajnë me një lojtarë të dëshmuar, veçanërisht për shkak të dyshimeve që janë ngritur për nivelin e mbrojtjes këtë sezon./Telegrafi/