Real Madridi po kërkon transferimin e yllit të Man United, vlera e tij 50 milionë euro

Nuk është tashmë një sekret se Real Madridi po e kërkon Trent Alexander-Arnold si objektivin e tyre kryesor për të konkurruar në krahun e djathtë me Dani Carvajal sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, lëndimi i rëndë i veteranit spanjoll ka ngritur pikëpyetje nëse dikush duhet të transferohet më shpejtë. Teksa koha po kalon, një tjetër emër është bërë pjesë e listës së tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Diogo Dalot, i cili është në gjendje që të luajë në të dy krahët.

Sipas raportimit nga Relevo, drejtuesit e klubit madrilen kanë kërkuar informacion për reprezentuesin portugez dhe Unitedi i ka bërë me dije se duan 50 milionë euro.

Ata vazhdojnë duke thënë se Alexander-Arnold dhe Dalot nuk janë domosdoshmërisht në një situatë ku duhet të zgjidhet njëri ose tjetri, por pozita ekonomike mund të jetë e vështirë për Real Madridin për t’u zgjidhur.

Duke marrë parasysh politikën e tyre të transferimeve për të bërë përforcime vetëm ku ka nevojë, ka pak mundësi që klubi t’i transferojë që të dy lojtarët.

Fakti se Alexander-Arnold mund të mbetet lojtar i lirë e bën atë një opsion më atraktiv për gjigantin spanjoll.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share