Afati i transferimeve të janarit është tani vetëm pak ditë larg hapjes dhe Real Madridi është menduar të bëjë një transferim shokues nga një prej rivalëve të tyre më të ashpër.
Skuadra nga Santiago Bernabeu është në luftë për të ruajtur titullin e tyre në La Liga dhe qëndron vetëm një pikë prapa liderëve aktualë dhe rivalëve të qytetit Atletico Madrid.
Deri atëherë, edhe afati i transferimeve të janarit do të jetë hapur dhe Reali do të ketë shansin të përforcojë radhët e tyre, nëse paraqitet një mundësi.
Lëvizjet direkt ndërmjet Realit dhe rivalëve të El Clasicos, Barcelonës janë mjaft të rralla, me më të fundit që është legjenda portugeze, Luis Figo.
Tani, Reali po inkurajohet të përfitojë nga një situatë brenda skuadrës së Barcelonës dhe të rrëmbejë një nga transferimet e tyre të verës.
Gazetari i Marcas, Jesus Sanchez, i bën thirrje presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, të transferojë Dani Olmon, i cili mbërriti te Barça në verë për 57 milionë euro nga RB Leipzig dhe të përfitojë nga pasiguria e tij për pjesën tjetër të sezonit.
Olmo – një anëtar i skuadrës fituese të Spanjës në Euro 2024 – erdhi në radhët e ekipit të të rinjve në Barcelonë, por iu bashkua klubit gjatë verës, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat deri më tani.
Megjithatë, Olmo iu dha vetëm një regjistrim i përkohshëm për të luajtur deri në fund të vitit kalendarik, pasi Barcelona u godit me kufizime për shkeljen e kufirit vjetor të shpenzimeve të La Ligës.
Një gjykatë ka refuzuar kërkesën e Barçës për të zgjatur regjistrimin e Olmos përtej fundit të dhjetorit dhe kjo do të thotë se ai përballet me perspektivën për të lënë pjesën e dytë të sezonit. /Telegrafi/