Valencia e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.
Golin e vetëm për Valencian e realizoi Diego Lopez Noguerol, në minutën e 33’.
Kështu, Valencia me këtë fitore bën një hap të madh drejt mbetjes në elitën spanjolle, duke u renditur në vendin e 13-të me 40 pikë.
Ndërkohë, Real Madridi pozicionohet në vendin e tretë me 71 sosh.