Real Madridi bëhet shkaktar i shkarkimit të Benitezit nga Celta Vigo

Celta Vigo ka bërë të ditur se ka shkarkuar Rafa Benitezin, pas disfatës kundër Real Madridit në vikendin e kaluar.

Këtë klubi spanjoll e ka bërë të ditur me anë të një komunikate të lëshuar për media.

Sipas mediave spanjolle, shkarkimi i tij është kërkuar vazhdimisht nga fansat dhe ai e di këtë.

Media të shumta bënë jehonë për disa episode të tensionuara në dhomat e zhveshjes. Diçka që ka nxitur vendimin për shkarkimin e tij.

Tani klubi do të duhet të kërkojë një trajner të ri për të marrë drejtimin e skuadrës, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share