Real Madrid synon transferimin e talentit të Manchester United, Kobbie Mainoo

Kobbie Mainoo, mesfushori anglez i lindur në vitin 2005, është një nga “diamantët” e Manchester United. Talenti 18-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon nën drejtimin e Erik ten Hag, por nuk pritet të qëndrojë gjatë në “Old Trafford”.

Sipas mediave spanjolle, Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i interesuar për Mainoo, duke shpresuar ta zëvendësojë me sukses një prej legjendave të klubit, Luka Modric dhe Toni Kroos. Mainoo pritet t’i bashkohet yjeve si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelian Tchouameni dhe Federico Valverde në mesfushën e “Los Blancos”.

Negociatat ende nuk kanë nisur mes klubeve, por Sir Jimmy Ratcliffe nuk pritet ta lërë lehtë “diamantin” e tij të largohet. Deri më tani këtë sezon, Mainoo ka luajtur 35 ndeshje për Manchester United, duke shënuar 5 gola dhe asistuar 3 të tjerë. Ai gjithashtu ka shkëlqyer me Kombëtaren angleze në Euro 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share