Real Madrid synon transferimin e Kobbie Mainoo nga Manchester United

Kobbie Mainoo, mesfushori anglez i lindur në vitin 2005, ka qenë vendimtar për Manchester United këtë sezon, duke shënuar një gol të rëndësishëm kundër Liverpool-it. Talenti 18-vjeçar po shkëlqen nën drejtimin e Erik ten Hag, por nuk pritet të mbetet gjatë në Old Trafford.

Sipas mediave spanjolle, Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i interesuar për të transferuar Mainoo për të zëvendësuar legjendat e klubit, Luka Modric dhe Toni Kroos. Mainoo pritet t’i bashkohet yjeve si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelian Tchouameni dhe Federico Valverde në mesfushën e “Los Blancos”.

Negociatat ende nuk kanë nisur mes klubeve, por Manchester United nuk pritet ta lërë lehtë “diamantin” e tij të shkojë. Deri më tani këtë sezon, Mainoo ka luajtur 35 herë për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 5 gola dhe asistuar 3 herë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share